PBB-ja e Britanisë bie për 0.3 për qind, sipas statistikave kombëtare

Evropë

PBB-ja e Britanisë bie për 0.3 për qind, sipas statistikave kombëtare

Më: 28 mars 2024 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Britanisë u ul lehtë në periudhën midis tetorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, tregojnë shifrat zyrtare.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ZSK) zbuloi se recesioni në të cilin hyri Mbretëria e Bashkuar në gjysmën e dytë të 2023 ishte pak më pak i rëndë sesa mendohej më parë, me PBB-në që ra me 0.3 për qind pas një periudhe pa rritje midis korrikut dhe shtatorit 2023, shkruan The Independent.

Duke iu përgjigjur llogarive kombëtare tremujore të produktit të brendshëm bruto të Zyrës për Statistikat Kombëtare, kancelari, Jeremy Hunt tha:

“Viti i kaluar ishte i vështirë pasi normat e interesit duhej të rriteshin për të ulur inflacionin, por ne mund të shohim se plani ynë po funksionon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat