Avioni del jashtë pistës në Itali, shtyhen disa fluturime

Evropë

Avioni del jashtë pistës në Itali, shtyhen disa fluturime

Më: 4 maj 2024 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në bordin e avionit ndodheshin tre persona por nuk u lënduan.

Incidenti shkaktoi vonesa në trafikun ajror, 32 fluturime u vonuan.

Katër fluturime u anuluan, ndërsa tre të tjerë u devijuan drejt aeroporteve të tjera të Sardenjës, raporton Ansa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat