Lente për farmacistët nëpër spitale në Belgjikë

Evropë

Lente për farmacistët nëpër spitale në Belgjikë

Më: 4 maj 2024 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Në barnatoren e një spitali të Belgjikës ka nisur përdorimi i një pajisjeje e cila u ndihmon farmacistëve për të përgatitur saktë ilaçet e porositura nga repartet nëpër spitale. Gabimet që mund të ndodhin gjatë përgatitjes së ilaçeve të porositura mund të jenë katastrofale prandaj ato duhet të jenë zero.

Furnizimi me barna i reparteve e njësive të një spitali, nga barnatorja qendrore nuk është punë e lehtë. Gabimet mund edhe të ndodhin e pasojat mund të jenë katastrofale. Për të eliminuar plotësisht një gabim eventual, në një spital në Liege të Belgjikës, ka nisur testimi i një instrumenti që është quajtur “lentja e lidhur”.

Kjo pajisje apo ky mjet u ndihmon farmacistëve për të përgatitur porositë për ilaçet. Shkalla e gabimit në Hopital de la Citadelle aktualisht është 1 në 100.

Ky instrument përbëhet nga një ekran i vogël, i gjatë rreth 2cm, që është e vendosur apo e lidhur në një lloj shiriti për kokë. Ajo vendoset para njërit sy dhe është e lidhur me një pajisje tjetër sikur orë dore me të cilën bëhet skanimi i ilaçit për t’u vërtetuar se është ilaçi i duhur.

Qëllimi i këtij sistemi është zvogëlimi i mëtejshëm i gabimeve të mundshme që lidhen me listat e porosive.

Këtë pajisje, sipas planeve do të duhet ta përdorin të gjithë farmacistët në të gjitha spitalet deri në fund të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat