Aksident i rëndë në Gjermani, kamioni del në korsinë e kundërt, humbin jetën dy gra

Evropë

Aksident i rëndë në Gjermani, kamioni del në korsinë e kundërt, humbin jetën dy gra

Më: 4 maj 2024 Në ora: 14:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Ansbach të Gjermanisë kanë humbur jetën dy gra pasi kamioni 40 tonësh devijoi nga rruga dhe doli në korsinë e kundërt, duke e përplasur veturën e tyre.

Shoferja e veturës të tipit Polo, 29 vjeçare dhe pasagjerja 33 vjeçare vdiqën nga ky aksident derisa, drejtuesi i kamionit 57 vjeç ka pësuar lëndime të rënda, raporton Bild.

Në aksident janë përfshirë edhe dy makina të tjera.

Nga Policia gjermane kanë bërë të ditur se ende është e paqartë se pse kamioni devijoi nga rruga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat