​Sulmohet politikani gjerman

Evropë

​Sulmohet politikani gjerman

Më: 4 maj 2024 Në ora: 21:16
Matthias Ecke

Matthias Ecke, një deputet i Partisë Socialdemokrate (SPD) në Parlamentin Evropian raportohet se është lënduar rëndë në një sulm në Drezden të Gjermanisë.

Ecke (41), kandidati i partisë për zgjedhjet e PE në shtetin e Saksonisë, u sulmua teksa vendoste postera, sipas SPD Saksoni.

Eurodeputeti Ecke, i cili u lëndua rëndë në sulm, kishte nevojë për operacion, shtoi ai.

"Vlerat tona demokratike janë nën sulm," thanë në një deklaratë të përbashkët Hennig Homann dhe Kathrin Michel, bashkëkryetare të partisë në Saksoni, duke shtuar se sulmi ishte një sinjal alarmi për të gjithë në vend.

Duke dënuar sulmin, bashkëkryetarët e SPD-së, Saskia Esken dhe Lars Klingbeil thanë gjithashtu: "Autorët duan të na frikësojnë ne si përfaqësues të shoqërisë demokratike, por ata nuk do t'ia dalin kurrë."

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser theksoi se nëse ky sulm në prag të zgjedhjeve të PE konfirmohet se është i motivuar politikisht, do të ishte një sulm ndaj demokracisë.

Faeser tha se dhuna kundër demokracisë ka marrë një dimension të ri, duke shtuar se shteti i së drejtës do t'i përgjigjet ashpër kësaj.

Sipas policisë së Drezdenit, katër persona të paidentifikuar sulmuan një 41-vjeçar, i cili po vendoste postera për SPD-në në rrugën Schandauer. Personi i sulmuar ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital.

Para këtij incidenti, katër persona sulmuan një person tjetër i cili po vendoste një poster për Partinë e Gjelbër në të njëjtën rrugë.

Ministria e Brendshme e Shtetit të Saksonisë njoftoi se ka nisur një hetim për incidentin. /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat