E rëndë në Itali, gruaja vret me gërshërë një burrë dhe më pas i hedh acid

Evropë

E rëndë në Itali, gruaja vret me gërshërë një burrë dhe më pas i hedh acid

Më: 5 maj 2024 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Itali, ku një 42 vjeçare vrau me gërshërë në shtëpinë e saj në Reana del Rojale  në Udine një 43 vjeçar.

Sipas raportimeve, Silvia Comelli e qëlloi me armë të ftohtë 43 vjeçarin Stefano pas një debati dhe më pas i hodhi acid në fytyrë.

Gruaja telefonoi policinë, dhe rrëfeu para hetuesve krimin e rëndë pa dhënë detaje.

Tashmë hetuesit po përpiqen të kuptojnë se cili ishte motivi i vrasjes dhe cilat ishin marrëdhëniet mes të dyve, teksa nuk përjashtohet dhe një lidhje romantike mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat