Aeroplani luftarak rus ka bombarduar gabimisht Belgorodin

Evropë

Aeroplani luftarak rus ka bombarduar gabimisht Belgorodin

Më: 11 maj 2024 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka nxjerrë në pah raportet që sugjerojnë se një aeroplan luftarak rus ka hedhur aksidentalisht një bombë në një zonë civile në Belgorod.

Informacioni i inteligjencës britanike lidhet me një incident më 4 maj dhe jo me sulmin me dron të forcave ukrainase në Belgorod, shkruan skynews.

“Është raportuar se një aeroplan luftarak rus lëshoi aksidentalisht një municion FAB-500 në një zonë civile në Belgorod, Rusi më 4 maj 2024. Guvernatori rajonal i Belgorodit Vyacheslav Gladkov konfirmoi shpërthimin dhe dëmtimin në rrugën Razdobarkina, Belgorod pa identifikuar shkakun”, thuhet në njoftim.

“30 shtëpi dhe 10 vetura u dëmtuan, ku pesë persona që kërkonin kujdes spitalor, gjë që ilustron fuqinë shkatërruese të municioneve. Ky nuk është një incident i izoluar. Më 18 shkurt thuhet se një FAB-250 u lëshua në Soloti në zonën e Belgorodit që çoi në evakuimin e 150 banorëve”, shkruan më tutje.

Ndryshe, këto raste tregojnë paaftësinë e vazhdueshme të Rusisë për të përdorur me sukses municionet e tyre në objektivat e synuara. “Gabime të tilla kanë pasoja shkatërruese dhe vdekjeprurëse për popullatën ruse”, përfundoi inteligjenca.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat