Shtatë persona humbin jetën pasi një autobus doli nga ura dhe ra në një lum të Shën Petersburgut

Evropë

Shtatë persona humbin jetën pasi një autobus doli nga ura dhe ra në një lum të Shën Petersburgut

Më: 11 maj 2024 Në ora: 23:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Një autobus doli nga ura dhe ra në një lum në Shën Petersburg të Rusisë, duke vrarë shtatë persona.

Sipas mediave të huaja, autobusi me 15 pasagjerë hasi në një pengesë dhe u rrëzua në lumin Moika të Shën Petersburgut.

Çuditërisht, gjashtë pasagjerë arritën të shpëtonin nga automjeti që po fundosej.

Siç raportohet, autobusi ishte duke ecur me shpejtësi kur u përplas me një tjetër automjet dhe përfundoi në ujë.

Autoritetet e Shën Petersburgut kanë zbuluar se pronari i automjetit kishte 23 gjoba për shkelje të ndryshme në trafik.

Ndërkohë, shoferi i autobusit është arrestuar. Gruaja e tij tha se ai ishte detyruar të punonte pas një dite pune 20 orëshe.

Bëhet e ditur se një hetim për shkelje të mundshme trafiku dhe shqetësime në lidhje me sigurinë e shërbimeve të transportit ka nisur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat