Scholz kundër ofensivës ushtarake të Izraelit në Rafah: Do të sillte humbje të pabesueshme të jetëve njerëzore

Evropë

Scholz kundër ofensivës ushtarake të Izraelit në Rafah: Do të sillte humbje të pabesueshme të jetëve njerëzore

Më: 11 maj 2024 Në ora: 23:35
Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar qeverinë izraelite kundër një ofensive ushtarake në Rafah.

Në një deklaratë për mediat, Scholz tha se një gjë e tillë do të ishte “e papërgjegjshme” dhe do të sillte humbje të mëdha të jetëve të njerëzve të pafajshëm.

Nuk besoj se një ofensivë e tillë është mundur pa humbje të pabesueshme njerëzore”– u shpreh Shcolz.

Duke iu përgjigjur pyetjes për furnizimin me armë të Izraelit, kancelari tha se qeveria gjermane furnizon armë vetëm në raste individuale dhe ku është e qartë se ato nuk mund të përdoren në situata që mund të bien ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Në çdo rast, Gjermania nuk i furnizon Izraelit armë siç bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat