Sulmi ukrainas në Belgorod, shkon në 15 numri i të vdekurve, 20 të plagosur

Evropë

Sulmi ukrainas në Belgorod, shkon në 15 numri i të vdekurve, 20 të plagosur

Më: 13 maj 2024 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 20 janë plagosur pasi shembjes së një ndërtese pas një sulmi ukrainas në Belgorod, thanë zyrtarët rusë. Ndërtesa u godit nga pjesë të një rakete të epokës sovjetike të lëshuar nga Ukraina dhe u rrëzua nga forcat ruse dje në mëngjes.

Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse në rajonin kufitar rus që nga shpërthimi i luftës më shumë se dy vjet më parë.

Zyrtarët thanë se Ukraina nisi një sulm masiv me raketa, duke përfshirë raketat balistike Tochka dhe sistemet e raketave të shumëfishta Adler dhe RM-70 Vampire (MLRS).

Ministria ruse e mbrojtjes tha se sulmi, të cilin e quajti një “sulm terrorist në zonat e banuara”, ndodhi rreth orës 8:40 të mëngjesit të djeshëm.

Si Ukraina ashtu edhe Rusia thonë se nuk synojnë civilët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat