Guvernatori i Kharkivit thotë se ekziston kërcënimi i përhapjes së luftimeve të reja

Evropë

Guvernatori i Kharkivit thotë se ekziston kërcënimi i përhapjes së luftimeve të reja

Më: 13 maj 2024 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Syniehubov ka thënë se ekziston një kërcënim i përhapjes së luftimeve në vendbanime të reja.

“Situata është e vështirë”, është shprehur guvernatori Syniehubov, shkruan Sky News.

Syniehubov ka thënë se ka pasur, siç është shprehur ai, granatime masive në Vovchansk, me sulme edhe në vendbanime të tjera të Kharkiv si Lukyantsi dhe Bugruvatkata.

“Rreth 5 mijë e 762 njerëz janë evakuuar”, është shprehur tutje Syniehubov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat