E rëndë/ 19-vjeçarja akuzon çiftin se e kishin dehur dhe përdhunuar! Ekziston një video me akte seksuale

Evropë

E rëndë/ 19-vjeçarja akuzon çiftin se e kishin dehur dhe përdhunuar! Ekziston një video me akte seksuale

Më: 14 maj 2024 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Një 19-vjeçare në Lamia të Greqisë ka denoncuar në polici një 64-vjeçar dhe një 35-vjeçare për përdhunim dhe regjistrimin e një video pornografike.

Siç raportoi vajza para autoriteteve, makthi i saj filloi të premten e kaluar më datën 10, kur një mik i saj e njoftoi se 35-vjeçarja disponon një video në të cilën shfaqet vajza e re nën efektin e alkoolit, ku ishte përfshirë në akte seksuale me 64-vjeçarin pa pëlqimin e saj.

Sipas asaj që 19-vjeçarja ka treguar në polici, të paktën dy javë më parë kishte shkuar me 35-vjeçaren dhe 64-vjeçarin në shtëpinë e këtij të fundit ku kanë konsumuar një sasi të madhe alkooli. Për pasojë 19-vjeçaren e zuri gjumi dhe të nesërmen u zgjua e veshur normalisht pa kujtuar asgjë.

Në kontrollin e shtëpisë së 64-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan tre celularë, të cilët do të dërgohen për analiza laboratorike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat