U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë në Rumani

Evropë

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë në Rumani

Më: 28 maj 2024 Në ora: 22:44

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh, raportojnë mediat vendase.

Vajza u gjet në një zonë me bimësi të dendur, në një gropë, rreth 400 metra larg shtëpisë, thanë përfaqësuesit e policisë.

Zëdhënësi i policisë lokale Cristi Grigorescu sqaroi se shkaku i vdekjes së vajzës, e cila u pa për herë të fundit jashtë shtëpisë ku ajo po luante, nuk dihet ende.

Ai tha se hetimet janë duke vazhduar.

Fshati Breasta, në rrethin e Dollit, ndodhet 120 kilometra larg Negotinit në Rumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat