Putini vazhdon me ‘pastrimin e ushtrisë’, viktima e radhës është zëvendësi kryesor i gjeneralit Gerasimov

Evropë

Putini vazhdon me ‘pastrimin e ushtrisë’, viktima e radhës është zëvendësi kryesor i gjeneralit Gerasimov

Më: 23 maj 2024 Në ora: 09:51
Vladimir Putin

Vadim Shamarin, Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, është arrestuar.

Kështu raportojnë mediat lokale, duke shënuar ndalimin e fundit të një zyrtari të lartë ushtarak rus në javët e fundit, shkruan Newsweek.

Zhillimi u raportua nga gazetat ruse Kommersant dhe Izvestia, duke cituar burime të paidentifikuara me njohuri për këtë çështje.

Kommersant raportoi se ai u arrestua të mërkurën “në lidhje me rastin e mashtrimit të dyshuar”.

Shtëpia e Shamarinit u kontrollua dhe më pas ai u dërgua për t’u marrë në pyetje në Departamentin e Përgjithshëm të Hetimit Ushtarak të Komitetit Hetimor Rus.

Shamarin raportohet të jetë një ndihmës i lartë i gjeneralit më të lartë rus, shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.

Një vendim i tillë vjen disa ditë pasi presidenti Vladimir Putin kishte propozuar zëvendësimin e ministrit të tij të mbrojtjes dhe aleatit afatgjatë, Sergei Shoigu.

Dhe siç kishte shkruar Newsweek, shkarkimi i ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe anëtarëve të ekipit të tij mund të lidhet me një rrjedhje të sekreteve bërthamore, ka pohuar një ekspert. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat