Kroacia rikthen ushtrinë e detyruar

Evropë

Kroacia rikthen ushtrinë e detyruar

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 19:15
Foto arkiv/ Ushtria kroate

Parlamenti kroat ka miratuar rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Kroacisë mes kërcënimeve globale në rritje dhe luftës në Ukrainë.

Zagrebi, sipas  agjencisë së lajmeve AFP , hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2008, një vit para se të bashkohej me NATO-n.

Për të miratuar masën, parlamentarët kroatë duhej të ndryshonin dy ligje atë të Mbrojtjes, dhe ligjin e Shërbimit në Forcat e Armatosura.

Në Evropë, rekrutimi ushtarak ekziston në një numër të kufizuar vendesh, pasi shumë prej tyre e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak në dekadat e fundit, duke zgjedhur forcat e armatosura profesionale.

Megjithatë, disa shtete ende e mbajnë rekrutimin e detyrueshëm, me procedura dhe kohëzgjatje të ndryshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat