​Zelensky kushtëzon ndërprerjen e sulmeve me ndalimin e goditjeve ruse ndaj objekteve strategjike

Evropë

​Zelensky kushtëzon ndërprerjen e sulmeve me ndalimin e goditjeve ruse ndaj objekteve strategjike

Më: 11 tetor 2026 Në ora: 15:24
Volodymyr Zelensky

Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi, nëse Moska ndërpret goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai në një postim në rrjetin social X, ka shkruar se çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke, raporton KosovaPress.

“Ukraina do të jetë e gatshme të ndërpresë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Rusia ndalon goditjet ndaj infrastrukturës sonë energjetike. Çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e mbështetur nga garanci konkrete”, u shpreh Zelensky.

Zelensky akuzoi Rusinë si përgjegjëse për luftën në Evropë, duke theksuar se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të ndalen menjëherë nëse Moska zyrtare vendos ta bëjë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat