Komisioni Evropian ndriçohet me ngjyrë portokalli në shenjë solidariteti me gratë dhe vajzat

Evropë

Komisioni Evropian ndriçohet me ngjyrë portokalli në shenjë solidariteti me gratë dhe vajzat

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 20:38
Selia e Komisionit Evropian në Bruksel ndriçohet me ngjyrë portokalli në shenjë solidariteti me gratë dhe vajzat dhe në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore.

Selia e Komisionit Evropian në Bruksel do të ndriçohet me ngjyrë portokalli, në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, e cila shënohet më 25 nëntor.

Përmes një mesazhi publik, Drejtoria e Përgjithshme për Drejtësi dhe Konsumatorë e Komisionit Evropian iu bashkua thirrjes globale për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Në mesazhin e publikuar theksohet se simbolet e solidaritetit nuk mjaftojnë për t'i mbrojtur gratë, duke nënvizuar se një në tri gra në Bashkimin Evropian ka përjetuar dhunë me bazë gjinore.

“Pas kësaj shifre qëndrojnë gra, liria, siguria dhe dinjiteti i të cilave janë shkelur”, thuhet në mesazh.

Po ashtu, bëhet e ditur se përmes Strategjisë për Barazi Gjinore 2026–2030, Bashkimi Evropian synon të intensifikojë përpjekjet për parandalimin e dhunës ndaj grave, forcimin e mbrojtjes së viktimave dhe përmirësimin e qasjes në drejtësi.

“Çdo grua meriton më shumë sesa një premtim për siguri. Ajo meriton të jetojë pa frikë”, thuhet në mesazhin e Komisionit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat