Për ju që fyheni për kisha e xhamia dhe për të ashtuquajturit “profetë”, të cilët as nuk lindën në tokën tonë, as nuk folën gjuhën tonë dhe asgjë për ne nuk bënë.
Ndaleni demagogjinë ju që përçaheni për kisha e xhamia, sepse ju njohim mirë dhe e dimë se kush çfarë dha për çlirim!
Turp për ju që i ktheni xhamitë në salla promovimi librash për interesa personale, ashtu siç është turp edhe për ju që ftoni për pagëzime e ndërrim emrash për interesa grupore.
Akoma më i madh është turpi për islamin radikal e financiar, që mbolli urrejtje dhe mashtroi të rinjtë tanë, duke i çuar të vdesin në një luftë të huaj në Siri!
Për mua, PROFETI i vetëm personal është Gjergj Kastrioti, Shpëtimtari dhe Simboli.
As Jezusi dhe as Muhameti alejhi selam nuk lindën në tokën tonë, nuk e folën gjuhën tonë dhe bash asgjë për ne nuk bënë. Këtë e dëshmojnë edhe faktet historike.
Ky vend u la me gjakun e dëshmorëve që luftuan për këtë tokë e gjuhë. Ndaj, mjaft më e përdhosët këtë liri!
Na bashkon gjaku, gjuha dhe flamuri, jo dogmat e huaja! Vetëm të bashkuar rreth kombit mbetemi të pamposhtur.
Në fund, po e përmbyll këtë shkrim me thënien e Profetit tim personal, Gjergj Kastriotit:
“Vendi im është i varfër dhe shtëpia ime është e vogël, por ato m'i fali Zoti!”