Një 21-vjeçare nga Aschersleben humbi jetën në një ish-guarë në Warstein të Gjermanisë, pasi u përplas me shkëmbin gjatë një kërcimi nga një strukturë e improvizuar.
Ajo vdiq në vendngjarje pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, raporton Bild.
Policia fillimisht supozoi se bëhej fjalë për një aksident alpinizmi, por ky informacion u korrigjua sot.
"Ajo nuk ra në humnerë, përkundrazi, u përplas me shkëmbin gjatë kërcimit", tha një zëdhënës për televizionin gjerman WDR.
Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:15 në zonën e guarës, e cila është e mbyllur për publikun dhe nuk përbën një zonë zyrtare për alpinizëm. E reja ndodhej aty me katër miq dhe grupi thuhet se kishte montuar zinxhirë hekuri në shkëmb për të kryer kërcimin.
E reja pësoi lëndime jashtëzakonisht të rënda dhe shërbimet e urgjencës nuk mundën ta shpëtonin. Miqtë e saj, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes, janë në gjendje shoku dhe u është ofruar mbështetje psikologjike.
Bungee jumping është një aktivitet ekstrem ku një person hidhet nga një strukturë e lartë, siç mund të jetë një urë, vinç, digë apo shkëmb, ndërsa është i lidhur me një litar të gjatë elastik që e tërheq mbrapsht para se të godasë tokën.