BE-ja propozon pakon e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë

Evropë

BE-ja propozon pakon e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë

Nga: Armirë Shaqiri Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 18:10
Fotoilustrim

Komisioni Evropian ka propozuar një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, e cila shënon pakon e 22-të që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Paketa e re përfshin propozimin për ndalimin e pjesëmarrjes së sportistëve rusë nën flamurin e Rusisë në ngjarjet sportive të organizuara në Bashkimin Evropian, si dhe ndalimin e dhënies së vizave për ish-luftëtarët rusë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar gjithashtu masa që synojnë institucionet financiare ruse dhe platformat e kriptomonedhave.

"Po godasim edhe më fort mënyrat përmes të cilave Rusia financon luftën e saj", deklaroi von der Leyen.

Ajo theksoi se masat do të përqendrohen te Rusia, por do të përfshijnë edhe vendet e treta që e ndihmojnë atë t’u shmanget sanksioneve ndërkombëtare.

"Shtetet e treta që ndihmojnë Rusinë t’u shmanget sanksioneve janë një nga fokuset kryesore të paketës sonë të re", shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat