Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi sot se liderët e Bashkimit Evropian, nuk do të arrijnë një marrëveshje për buxhetin e ardhshëm të BE-së gjatë samitit të Këshillit Evropian, që po zhvillohet në Bruksel, raporton Atsh.
“Mund të them se nuk do të arrijmë një marrëveshje për buxhetin gjatë këtij Këshilli Evropian”, u shpreh Macron gjatë një konference për shtyp, pas takimit të liderëve evropianë.
Macron iu referua buxhetit afatgjatë të Bashkimit Evropian për periudhën 2028–2034, për të cilin vendet anëtare kanë qëndrime të ndryshme, lidhur me financimin dhe shpërndarjen e fondeve.
Diskutimet në samitin e Brukselit, synojnë të përgatisin terrenin për arritjen e një marrëveshjeje, në takimin e ardhshëm të liderëve evropianë, të planifikuar për datat 17–18 dhjetor.
Franca ka kundërshtuar propozimin e fundit për buxhetin, duke shprehur shqetësime për shkurtimet e parashikuara dhe pasigurinë, lidhur me ruajtjen e fondeve për politikën e përbashkët bujqësore.
Parisi kërkon që mbështetja financiare për fermerët francezë, të mos ulet në buxhetin e ardhshëm të BE-së.