Khloe Kardashian zbulon bisedën e papritur me Travis Barkerin: “Nuk e shoh kurrë Kourtney-n”

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian zbulon bisedën e papritur me Travis Barkerin: “Nuk e shoh kurrë Kourtney-n”

Nga: Bota sot Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 20:36
Khloe Kardashian rrëfen bisedën e sikletshme me Travis Barkerin për martesën e Kourtney-t

Khloe Kardashian ka ndarë një bisedë të pazakontë me Travis Barkerin, bashkëshortin e motrës së saj, Kourtney Kardashian, duke ngritur pikëpyetje rreth kohës që çifti kalon së bashku.

Në episodin më të fundit të emisionit The Kardashians, Khloe i tregoi motrës së saj, Kim Kardashian, se Travis e kishte afruar gjatë një aktiviteti të organizuar nga Hulu, për t’i sqaruar se ai nuk ishte arsyeja pse Kourtney nuk po kalonte më kohë me familjen.

Image
Khloe i tregoi motrës Kim Kardashian se Travis iu afrua gjatë aktivitetit “Get Real” të Hulu-së për t’i larguar çdo shqetësim që mund të kishte; në foto, çifti në vitin 2017.

Sipas rrëfimit të Khloe-s, muzikanti 51-vjeçar i kishte thënë se edhe ai vetë pothuajse nuk e takonte bashkëshorten, për shkak të angazhimeve të saj me fëmijët.

Image
Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Rocky, në vitin 2023.

“Vetëm sa ta dish, unë nuk jam arsyeja pse nuk po kalon kohë me Kourtney-n”, citoi Khloe t’i kishte thënë Travis.

Ajo tregoi se ishte habitur nga kjo deklaratë, ndërsa Travis kishte këmbëngulur: “Unë nuk e shoh kurrë. Nuk e takoj. Nuk kaloj kohë me të”.

Mbetet e paqartë se çfarë qëndron pas kësaj deklarate dhe si e përjeton çifti këtë situatë. Daily Mail bëri të ditur se ka kontaktuar përfaqësuesit e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker për një koment.

Image
Që nga martesa në vitin 2022, Kourtney dhe Travis kanë krijuar një familje të përzier, duke bashkuar fëmijët që kanë nga lidhjet e mëparshme.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat