‘Netflix’ do të rikthejë Ezel? Aktori, së shpejti në ekran

Filma

‘Netflix’ do të rikthejë Ezel? Aktori, së shpejti në ekran

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 06:23
Kenan Imirzalıoğlu

Kenan Imirzalıoğlu, aktori i njohur për rolin e Ezelit në serialin e famshëm turk, së shpejti do të rikthehet në ekran me një serial të ri.

Mediat turke shkruajnë se Kenan do të jetë së shpejti pjesë e një seriali të ri, i cili do të transmetohet në platformën “Netflix”, megjithatë ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga aktori apo grupi i punës.

“Kush do të bëhet milioner”, një program të cilin aktori e drejton në televizion, është ndërprerë prej më shumë se 3 muajsh.

Pritet që ?mirzal?o?lu të kthehet në sheshin e xhirimeve shumë shpejt, edhe pse ende nuk është bërë asgjë publike nga kontrata e re e aktorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat