Claire Sweeney u përball me dushin e famshëm të emisionit “I'm A Celebrity” gjatë episodit të së shtunës mbrëma, duke u shfaqur me bikini të gjelbra me dekolte të hapur.
Aktorja e njohur e serialit “Brookside”, 55 vjeçe, pati një përvojë të papritur kur qëndroi nën dushin e vendosur në ambient të hapur, duke bërtitur dhe u dridhur teksa u lag nga uji i akullt.
“E kisha pak frikë dushin”, pranoi Claire në intervistën e zhvilluar në kamp. “E bëra dushin dhe uji ishte i akullt. Por mendoj se kjo është mënyra e duhur për ta nisur çdo mëngjes. Ishte fantastike”, tha ajo.
Më vonë, Claire zbuloi se kishte humbur tashmë peshë që nga mbërritja në kamp, vetëm gjashtë ditë më parë.
Komediani Jack Skipper e pyeti aktoren e skenës dhe ekranit nëse mendonte se kishte humbur disa kilogramë.
Duke treguar pjesën e shpinës, ajo u përgjigj: “Po, definitivisht kam humbur një shtresë”.
“E ndiej në shpinë, e dini, ato pjesët e vogla që janë aty…”, shtoi ajo.