Sezoni i fundit i “Luciferit”, shumë më ndryshe nga të tjerët

Filma

Sezoni i fundit i “Luciferit”, shumë më ndryshe nga të tjerët

Më: 10 prill 2021 Në ora: 14:06
“Lucifer”

Producenti i serive “Lucifer” ka thënë se sezoni final i tij do të jetë “shumë ndryshe” nga sezoni i kaluar.

Joe Henderson në intervistë me “wordballoon” ka thënë se e do sezonin 5B dhe atë të gjashtit “në mënyra të ndryshme”, duke sqaruar se: “Sezoni 5B është epik; sezoni 6 është i ëmbël dhe personal. Unë nuk di as se si t’i krahasoj ato”.

Ai ka shtuar se janë shumë të ndryshëm mes vete, porse njëkohësisht janë përmbledhje e të gjitha serive, shkruan NME. 

“Lucifer” do ta mbyllë kapitullin e episodeve me sezonin final për të cilin ende nuk ka datë të saktë se kur mund të lëshohet për audiencën e gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat