Kevin Spacey rikthehet me film

Filma

Kevin Spacey rikthehet me film

Më: 24 maj 2021 Në ora: 22:58
Kevin Spacey

Kevin Spacey, aktori i cili është përballur me akuza të shumta për sjellje te keqe seksuale gjatë katër viteve të fundit, do të kthehet në kinema duke luajtur një rol të vogël si detektiv në një film dramë italiane për pedofilinë .

Spacey, 61 vjeç, do të interpretojë një polic që heton çështjen e një burri – nga regjisori Franco Nero – i cili arrin të tërheqë njerëzit duke dëgjuar zërat e tyre, pavarësisht se nuk është në gjendje të shohë dhe akuzohet gabimisht për abuzim seksual të fëmijëve.

“Unë jam shumë i lumtur që Kevin ka pranuar të marrë pjesë në filmin tim,” u shpreh  Franco Nero per mediat. “Unë e konsideroj atë një aktor të shkëlqyeshëm dhe mezi pres të fillojë filmi”.

Daljet në ekran të aktorit Kevin Spacey kanë qenë të pakta  që nga viti 2017, kur më shumë se 20 burra raportuan sjellje të keqe seksuale nga aktori ndërsa punonin në Old Vic të Londrës midis 1995 dhe 2013. Ndërkohë që nga ana e tij  Spacey i ka mohuar  të gjitha akuzat. Ai u ndalua në serinë House of Cards të Netflix, dhe skenat e tij në All the Money in theWËorld të regjizorit Ridley Scott u xhiruan nga  Christopher Plummer, i cili fitoi një nominim për Oskar për rolin e tij në film.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat