Ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe mbyllja e Festivalit të Filmit Evropian në Kosovë 2021

Filma

Ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe mbyllja e Festivalit të Filmit Evropian në Kosovë 2021

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 18:13
Ilustrim

Pas dy jave të shfaqjes së filmave ndërkombëtarë dhe vendorë, edicioni i tretë i Festivalit Evropian të Filmit në Kosovë do të përfundojë këtë të Premte me një ceremoni çmimesh në Kino Armata në Prishtinë në prani të Zëvendësshefit të Zyrës së BE-sv në Kosovë, Riccardo Serri.

Që nga 21 korriku, publiku i Kosovës po shijon vepra të njohura ndërkombëtarisht si pjesë e agjendës ndërkombëtare të filmit. Për më tepër, atyre iu shfaqën veprat e krijuesve të filmave vendorë si pjesë e konkursit lokal të filmave të shkurtër të organizuar nga ky festival për herë të parë. Shfaqjet u zhvilluan në tre qytete të ndryshme në Kosovë, Prishtinë, në Mitrovicën e Veriut dhe Gjakovë.

Të Premten, tre filma të shkurtër konkurrues do të shfaqen në Kino Armata, ku do të ipen tre çmimet kryesore të festivalit: filmi më i mirë i shkurtër, dokumentari më i mirë dhe aktori më i mirë.

Festivali Evropian i Filmit në Kosovë financohet nga BE, organizuar nga Shtëpia e Evropës në Kosovë.Për më shumë informata, na kontaktoni: [email protected]

Agjenda

19:30 – 19:35 - Hapja e ceremonisë nga Driada Matoshi, Drejtore e Eventit

19:35 – 19:40 - Fjala përshëndetëse nga Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së Z. Riccardo Serri

19: 40 – 20:10 Shfaqja e filmave nga konkursi i filmit më të mire të shkurtër:

  • BETWEEN THE LINES – Lum Borovci – Dokumentar, 9 min
  • TONGUE TIED, TONGUE FREE – Valmira Rashiti – Dokumentar, 11 min
  • NOSOTORS – Albulena Kurti – Dokumentar, 7 min

20:10 – 20:30 - Ceremonia e Çmimeve nga Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së Z. Riccardo Serri

20:30 – 22:00 – Recepsioni

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat