Netflix nuk ‘dorëzohet’, hapi i ardhshëm është më i guximshëm

Filma

Netflix nuk ‘dorëzohet’, hapi i ardhshëm është më i guximshëm

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 08:41
Ilustrim

Kompania ka pushtuar tregun e transmetimit të videove në Amerikë. Cili është hapi i saj i ardhshëm?

Ndërkohë që u imponuan karantinat vitin e kaluar, njerëzit nisën të blinin gjëra thelbësore për në shtëpi: ushqime, ilaçe dhe një abonim në Netflix, shkruan The Economist.

Në gjysmën e parë të vitit 2020, gjiganti transmetues regjistroi 25 milionë anëtarë të rinj në nivel global, dy herë më shumë se një vit më parë. Teksa u shtua numri i shikuesve që mundonin të harronin pandeminë, duke u argëtuar përpara televizorit, filmi “Outbreak” i vitit 1995, ishte një ndër dhjetë më të shikuarit në Netflix.

Tani, ndërkohë që ekonomitë e botës po rihapen, Netflix nuk ka më popullaritetin e mëparshëm. Më 20 korrik, ai regjistroi 1.5 milionë abonime të reja midis prillit dhe qershorit, 85% më pak se një vit më parë. Në Amerikë dhe Kanada, ku tregu është i ngopur dhe konkurrentët po shtohen, numri i përgjithshëm i abonentëve ra me 430,000. Çmimi i aksioneve të Netflix, që u rrit me gati 50% në gjysmën e parë të vitit 2020, pothuajse nuk ka ndryshuar vitin e kaluar (dhe ka rënë me 3% më 21 korrik).

Kjo ngecje nuk është aspak befasuese. Shumë anëtarë të rinj nga viti 2020 tërhoqën abonimet që do të kishin blerë këtë vit. Por gjithsesi Netflix përballet me një dilemë në periudhën afatgjatë. Kompania e nisi biznesin duke dhënë me qira DVD me postë. Akti i saj i dytë dhe i jashtëzakonshëm ishte të shpikte dhe dominonte në fushën e transmetimit të videove me abonim. Tani, ndërsa tregjet e pasura po ezaurohen dhe rivalët po përparojnë, rritja duhet të burojë nga diku tjetër. Kështu, sezoni i tretë i Netflix premton vende të reja ekzotike dhe ndoshta një kthesë të madhe.

Pavarësisht se ka ngecur rritja e numrit të abonentëve amerikanë, Netflix ka hapësirë ??për t’i rritur tarifat. Ai fiton 14.88 dollarë në muaj nga çdo abonent, më shumë se dyfishi i përfitimeve të Disney+, rivali kryesor, llogarit firma analitike MoffettNathanson. E megjithatë, më pak anëtarë e braktisin Netflix në muaj sesa transmetuesit e tjerë, sipas shoqërisë së të dhënave Antenna. Rritja e mëtejshme e çmimeve mund të rrisë të ardhurat e Netflix me 7% në vit, thotë MoffettNathanson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat