Gjithçka gati, fundjavë “e zjarrtë” në Sllatinë

Formula 1

Gjithçka gati, fundjavë “e zjarrtë” në Sllatinë

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 15:52
Gjithçka gati, fundjavë “e zjarrtë” në Sllatinë

Drag Race III mbahet gjatë dy ditëve të fundjavës në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë dhe tashmë gjithçka është gati për ngjarjen më të madhe të vitit në automobilizmin kosovar.

Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka bërë përgatitjet e duhura në mënyrë që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.

Gjithçka nis të shtunën në ora 09:00-10:30 kur bëhet paraqitja në garë dhe pajisja me numrat startues në Sllatinë. Në të njëjtin vend bëhet edhe verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik i veturave, për të kaluar më pas në pistën e garave, ku nga ora 12:00 në program janë lëshimet e lira.

Pas përfundimit të kualifikimeve, të shtunën do të mbahet edhe gara zyrtare në klasat 16, 15, 14 dhe 13 në të tri divizionet FWD, RWD dhe AWD.

Gjithashtu, të shtunën, pas përfundimit të garës, mundësinë për t’i testuar veturat e tyre do t’i kenë edhe të gjithë mërgimtarët tanë, pastaj grupet “Speedomaniaks” dhe “Merakli t’Kerreve”, të cilëve do t’u matet koha, ndërsa për 10 më të mirët do të ketë edhe shpërblime.

Ndërsa, të dielën me fillim në ora 10:00 është brifingu me garues derisa gara për klasat 12, 11, 10, 9... fillon në orën 11:00.

Interesimi për garë është i madh, si nga pjesëmarrësit, ashtu edhe për dashamirët e auto sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat