Leclerc: Të zhgënjyer

Formula 1

Leclerc: Të zhgënjyer

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 14:27
Leclerc

Koha për pushime ka përfunduar dhe te Ferrari janë gati për t’u rikthyer në pistë për pjesën e dytë të sezonit. Kjo pjesë e parë ka qenë disi zhgënjyese për “kokëkuqen”, që ka falur shumë gara për shkak të gabimeve të skuadrës apo pilotëve të saj.

Pavarësisht kësaj, Charles Leclerc shprehet se morali i skuadrës është i lartë:

“Ka momente pozitive dhe negative dhe mendoj se diferenca për të dalë nga momenti i vështirë vjen nga këto situata. Kemi parë me vëmendje cdo moment të këtij sezoni dhe kemi mësuar nga gabimet tona”.

“Jemi të gjithë të bashkuar e gati për të vijuar betejën.

Ferrari ka treguar se është një makinë e shpejtë këtë sezon, ndaj mund t’i mundim rivalët tanë. Gabimet janë pjesë e punës tonë. Mendoj se duhet të shohim gjërat pozitive që na motivojnë për të fituar sërish”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat