Leclerc optimist: Bazat e këtij sezoni janë më të mira

Formula 1

Leclerc optimist: Bazat e këtij sezoni janë më të mira

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 16:38
Charles Leclerc

Charles Leclerc vendosi Ferrarin e tij përpara të gjithëve në ditën e dytë të testeve në pistën e Sakhir, Bahrein.

Piloti monogask nuk fsheh njëfarë optimizmi për fillimin e kampionatit botëror të Formula 1 për vitin 2024 pas një jave, po në këtë pistë.

“Vitin e kaluar ishte më e keqja që mund të ndodhte. Këtë sezon ndjesia është më e mirë, balanca e makinës është më e qëndrueshme.

Për këtë arsye baza fillestare është më e mirë“, u shpreh Leclerc.

“Vitin e kaluar nuk mund t’i kuptonim defektet, mund të thonim asgjë. Në vitin 2024 drejtimi në të cilin duam të përmirësohemi është shumë i qartë.

Për sa i përket konkurrencës asgjë nuk mund të thuhet: Ndonjëherë ka makina shumë të shpejta, por të vështira për t’u drejtuar, herë të tjera ka ndodhur e kundërta. Megjithatë, Red Bull është ende referenca”, tha Leclerc.

Piloti i “kokëkuqes” i mban këmbët në tokë, i vetëdijshëm për faktin se Red Bull është ende skuadra që duhet mposhtur: “Vitin e kaluar kemi luftuar shumë me gomat e përdorura, ndërsa këtë vit ndjenja me ritmin e garës është më e mirë. Por kjo nuk vlen për asgjë me konkurrencën, ne ende duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi”.

“Red Bull është përpara nesh, por është ndjenja ime personale pasi kam parë disa video dhe e kam parë atë në pistë. Shpresoj të kem një surprizë javën e ardhshme në Bahrein, kur zhvillohet gara. Duhet të fokusohemi te vetja, nuk kam kaluar shumë kohë duke parë të tjerët”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat