Ish - piloti i Ferrarit dërgon në gjyq FIA-n

Formula 1

Ish - piloti i Ferrarit dërgon në gjyq FIA-n

Më: 12 mars 2024 Në ora: 15:53
Masa e Hamilton

Felipe Masa çon FIA-n në gjyq. Ishpiloti i Ferrarit ka ngritur një padi në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë në Londër kundër “Formula One Management” dhe ish-drejtorit të saj, Berni Ekleston, në lidhje me dhënien e titullit 2008.

Gjithçka ka të bëjë me aksidentin e pilotuar në Singapor nga Nelson Pike Jr, i cili i hapi rrugë më pas Fernando Alonson, shokut të skuadrës te Renault, për të fituar garën.

Masa thekson se FIA nuk ka zbatuar rregulloren për hetimet, të cilat nëse do të ishin bërë në mënyrë korrekte do ta çonin brazilianin te triumfi.

Titulli më pas i fitua në javën e fundit në Brazil nga Luis Hamilton i MekLarenit. Masa kërkon një dëmshpërblim nga 60 deri në 150 milionë sterlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat