Skuadra legjendë në F1 do të garojë vetëm me një makinë në Australi pas aksidentit

Formula 1

Skuadra legjendë në F1 do të garojë vetëm me një makinë në Australi pas aksidentit

Më: 22 mars 2024 Në ora: 12:21
Pamje nga një garë

Ajo që u frikësua në orët e fundit tani është bërë një realitet i hidhur.

Në garën e Çmimit të Madh të Australisë, ditën e  dielë, do të marrin pjesë vetëm 19 makina në garë.

Skuadra Williams ka vendosur të tërheqë makinën e pilotit amerikan Logan Sargeant, shasia e të cilit do t’i kalojë makinës së Alex Albon.

Gjithçka rrjedh nga aksidenti që përfshiu shoferin tajlandez Albon në provat e lira të zhvilluara sot.

Përplasja e tij e pengoi atë të merrte pjesë në sesionin e dytë tyë provave të lira, por mbi të gjitha dëmtoi në mënyrë të pariparueshme shasinë e tij.

Skuadra e Williams ka ardhur në Melburn pa një shasi reserve.

Skuadra vendosi të garojë me pilotin e saj më të mirë, Albon, duke përjashtuar Sargeant nga kualifikimet dhe gara, edhe pse ai nuk ishte fajtor në këtë situatë. “Na vjen keq që dëmtimi i shasisë na ka detyruar të tërheqim një makinë nga gara.

Është e papranueshme në Formula 1 e sotme të mos kemi shasi rezervë. Si rezultat, na u desh të merrnim disa vendime shumë të vështira sot”, thuhet në deklaratën e Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat