Te Mercedes në hall

Formula 1

Te Mercedes në hall

Më: 30 mars 2024 Në ora: 14:31
Russell:

Edhe sot George Russell është fituesi i fundit në Formula 1 në timonin e Mercedes, në Brazil 2022. Në këto dy vite, dy pilotëve të makinës gjermane iu desh të përballeshin me një periudhë të vështirë. Probleme që nuk duket se janë zhdukur as me makinën W15 të këtij viti.

“Dy vitet e fundit kanë qenë sfiduese për ekipin, jo vetëm për rezultatet, por edhe për sfidat me të cilat është dashur të përballemi. Ne vjet nuk e kuptuam makinën. Problemet të cilat ndeshim u desh shumë kohë për t’i kuptuar dhe zgjidhur. Në këto dy vite kemi mësuar shumë si ekip, kemi zhvilluar mjetet tona”, tha Russell.

“Ne kemi përmirësuar korrelacionin midis simulimeve tona dhe tunelit të erës dhe gjurmës reale, e cila është vendimtare për vitet në vijim. Objektivi mbetet rikthimi te fitorja dhe mbyllja e diferencës nga Red Bull me zhvillimin e W15 të ri. Ne kemi një pritshmëri të lartë nga vetja”, u shpreh Russell.

“Vitin e kaluar rezultati nuk ishte i keq në letër, por Red Bull ishte shumë larg.

Ne e dimë se kemi ende shumë për të bërë edhe pse ndonjëherë ngatërrohemi me këmbët tona në punën që bëjmë me makinën.

Jam i bindur se kjo makinë do të jetë një hap në drejtimin e duhur. Por tani duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të shtyjmë”, tha Russell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat