Ralf Shumaker për Hamilton: Po shkon te Ferrari për para!

Formula 1

Ralf Shumaker për Hamilton: Po shkon te Ferrari për para!

Më: 3 prill 2024 Në ora: 13:24
Ralf Shumaker

Ralf Shumaker beson se Ljuis Hamilton ka pranuar ofertën e Ferrari-t vetëm për motive financiare. Sipas gjermanit ky operacion nuk është thjesht një transferim në një veturë të re për britanikun.

“E kuptoj Ljuis Hamiltonin pasi kërkon ende të paguhet mirë.

Ai shkon te Ferrari, e cila në vetvete është një markë e njohur dhe për rrjedhojë tërheq shumë sponsor. Hamilton mund ta përdorë markën e Ferrari-t edhe pasi ta mbyllë karrierën”, argumenton Ralf Shumaker.

Për 48-vjeçarin pyetja, e cila vlen për tu bërë në këto momente është se sa i motivuar do të jetë anglezi në këtë aventurë të re. “Mosha e Hamilton të detyron që të pyesim sa kompetitiv do të jetë”, u shpreh Ralf Shumaker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat