Arjeta Rysha me ambicie të mëdha

Formula 1

Arjeta Rysha me ambicie të mëdha

Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:20
Arjeta Rysha

Arjeta Rysha në kohët e fundit ka qenë e vetmja garuese femër në disiplinën malore, ndërsa me sukses ka garuar edhe në disiplinat tjera.

Anëtarja e AK Ferizajt, në kampionatin e sivjetmë hyn me ambicie edhe më serioze. Ajo tashmë është në fazën e fundit të përgatitjeve.

“Jam duke u përgatitur maksimalisht për kampionatin e ri, në të cilin jam optimiste se do të arrij rezultate edhe më të mira”, ka thënë Arjeta për faqen zyrtare të FASK-ut.

Përveç Peugeot 106 simpatike, që tashmë është e njohur për dashamirët e auto sportit, sivjet do ta ketë në dispozicion edhe një veturë tjetër.

“Sivjet do t’i kem dy vetura dhe përveç në kampionatin vendor, synoj të marrë pjesë edhe në gara ndërkombëtare.

Sigurisht që e gjithë kjo kërkon kohë e përkushtim, por besoj se jam e gatshme për sfida edhe më serioze”, ka shtuar Arjeta Rysha.

Gara e parë në disiplinën malore, të cilën Arjeta e preferon më tepër, pritet të mbahet më 26 maj në Grashticë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat