Ishulli më i shtrenjtë në botë është në shitje, tregohet edhe çmimi - Bota Sot
E premte, 22 shkurt 2019
  • Ishulli më i shtrenjtë në botë është në shitje, tregohet edhe çmimi

    Një ishull privat prej 660 hektarësh në Emiratet e Bashkuara Arabe ka shkuar në shitje për rreth 460 milionë dollarë, duke ofruar plazhe private, hotele me pesë yje dhe pamje mahnitëse të Gjirit Arabik. Sipas mediave të huaja, Ishulli Al Marjan, që vlerësohet si ishulli më i shtrenjtë në botë, ka hyrë në treg për shitje, është një koleksion i katër hapësirave të bëra nga njeriu në pjesën më veriore të Emirateve të Bashkuara Arabe, Ras Al Khaimah.

    Blerësi, i cili do të duhet të paguajë 460 milionë dollarë për pronën, do të marrë në duart e veta pesë milionë metra katrorë tokë me shumë klube, hotele dhe vendpushime në plazhin – në një vend.

    Katër ishujt – Dream Island, Breeze Island, Island Treasure dhe View Island – ofrojnë ‘pikëpamje që të lë pa frymë’ dhe një ‘mjedis natyral luksoz’, sipas të dhënave online të pronës. Shpallja synon të tërheqë blerësit e huaj me ofertën e taksave mbi të ardhurat ose kontrollet e këmbimit valutor, me shumicën e infrastrukturës tashmë atje.

1 / 12
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test