Ketri i patrembur, bashkë me shqiponjën qëndroi në një degë - Bota Sot
E hënë, 22 prill 2019
  • Ketri i patrembur, bashkë me shqiponjën qëndroi në një degë

    Joger Stevens Jr. ka parë një skenë shumë të rrallë në botën e kafshëve, kur një ketër ka qëndruar i patrembur, në një degë bashkë me shqiponjën. Fotografi i botës së egër, ka qenë duke udhëtuar nëpër një zonë në Maine të Shteteve të Bashkuara, andaj reagoi shpejtë që të kapte momentin dramatik.

    Duke parë se shpeza po reagonte çuditshëm, Stevens – që pretendon se nuk del nga shtëpia pa e marrë aparatin fotografik – ndaloi makinën dhe nisi të shkrepte. “Dola ta fotografoja shqiponjën që dukej si e hutuar, pastaj e pashë edhe ketrin që lëvizte në pemë. Nuk e dija çfarë po ndodhë” ka thënë fotografi.

    Kundërshtarët e niveleve të ndryshme, janë sjellë për dhjetë minuta në atë hapësirë, me ketrin që dukej sikur donte të sulmonte, ndërsa shqiponja që nuk tregonte reagim ndaj tij. Sipas fotografit që për 21 vjet hulumton botën e egër, kjo është skena më e rrallë që ka parë, ndërsa nuk heziton ta përshkruaj si ngjarje që ndodhë një herë në jetë.

1 / 5