Ide gjeniale: Në mungesë të tifozëve, ja çka ka bërë klubi gjerman - Bota Sot
E enjte, 04 qershor 2020
  • Ide gjeniale: Në mungesë të tifozëve, ja çka ka bërë klubi gjerman

    Bundesliga u bë kampionati i parë nga 5 më të mëdhenjtë, që rinisi futbollin, pas atij pezullimi të gjatë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

    Skuadra e Kolnit ka zhvilluar ndeshjen sot pasdite kundër Manizit, teksa klubi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta mbushur stadiumin dhe të mos i lë lojtarët të ndihen vetë.

    Klubi i ka mbushur shkallët e stadiumit plot me bluza dhe kukulla, në mënyrë që të mos duken të boshatisura.

    Gjëra të tjera pritet të provohen në ndeshjet e tjera, në mënyrë që futbolli të mos duket shumë ndryshe nga ai që ishte më parë.

1 / 5