Ankandi i të famshmëve, veshjet e aktorëve të filmave të vjetër do të shiten - Bota Sot
E mërkurë, 16 tetor 2019
  • Ankandi i të famshmëve, veshjet e aktorëve të filmave të vjetër do të shiten

    Xhaketa e Han Solos, e veshur nga Harrison Ford në filmin “Star Wars, The Empire Strikes Back”, mund të arrijë në mbi një milion dollarë kur ajo të dalë në ankand në shtator.

    Xhaketa do të jetë pjesë e një serie objektesh të rralla nga filmi dhe televizioni, që veç të tjerash përfshin edhe rrobat që Brad Pitt veshi në rolin e Tyler Durden te “Fight Club”, si dhe letrën e lamtumirës së Rozës, të imituar nga Kate Winslet nga “Titaniku”.

    Në këtë ankand do të prezantohen – sipas drejtuesve, – disa nga artefaktet më ikonike të kohës sonë.

    Mes 600 sendeve që do të dalin në ankand do të jetë edhe “hoverbordi” i Marty McFly nga “Udhëtim në të Ardhmen II”, që pritet të shitet për rreth 66 mijë dollarë, si dhe kostumi i veshur nga Johnny Depp në “Eduard Duargërshëra”, që mund të arrijë një shifër prej 105 mijë dollarësh.

    Pas xhaketës së Han Solos, më e shtrenjta që del në ankand, është edhe kapela e famshme e mbajtur nga Harrison Ford në “Indiana Jones”, që pritet të shitet për jo më pak se 397 mijë dollarë, ndërsa kamzhiku i “Indiana Jones” nga episodi “Temple Of Doom” mund të shitet për 92 mijë dollarë.

    Nën çekiç do të dalin edhe sende të tjera me çmime më modeste. Një xhaketë ekuipazhi nga “Star Wars, The Last Jedi” pritet të shitet për rreth 400 dollarë, ndërsa një çift kutish “Olivander Wand” nga “Harry Poter” vlerësohen në rreth 530 dollarë.

    Në total, ankandi pritet të gjenerojë më shumë se 4.6 milionë dollarë.

1 / 7