Guardiola përballë Ancelottit, statistikat e dy trajnerëve

Futboll

Guardiola përballë Ancelottit, statistikat e dy trajnerëve

Më: 15 prill 2024 Në ora: 17:11
Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola

Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola konsiderohen si dy nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit.

Të dy mesfushorët kanë spikatur në fushën e blertë si futbollistë dhe më pas shkruan historinë edhe si trajnerë.

Të dy së bashku, ata e kanë ngritur trofeun e çmuar të Ligës së Kmapionëve në shtatë raste. Pasi udhëhoqi Real Madridin drejt lavdisë evropiane në vitin 2022, italiani u bë trajneri më i suksesshëm në historinë e Ligës së Kampionëve.

Ancelotti e ka fituar katër herë Ligën e Kampioneve si trajner (dy herë me Milanin dhe dy herë me Realin), ndërsa Guardiola tri herë (dy me Barcelonën dhe një me Manchester City).

11 herë janë përballur mes tyre dy trajnerët e njohur dhe bilanci flet në favor të spanjollit, që ka fituar 6 ndeshje, ndërsa italiani ka fituar 3 herë. 2 takime kanë përfunduar në barazim.

Ndeshjet direkte mes dy trajnerëve:

Real Madrid 3-3 Man City

Man City 4-0 Real Madrid

Real Madrid 1-1 Man City

Real Madrid 3-1 Man City

Man City 4-3 Real Madrid

Man City 5-0 Everton

Everton 0-2 Man City

Everton 1-3 Man City

Man City 2-1 Everton

Bayern Munich 0-4 Real Madrid

Real Madrid 1-0 Bayern Munich

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat