Granit Xhaka ka munguar sot për shkak të kartonëve të verdhë dhe ndikoi shumë në lojën e Bayer Leverkusenit.
Kampiono i ri i Gjermanisë megjithatë shmang humbjen në fund të takimit.
Plot 46 ndeshje është pa humbje Bayeri.
Bayer si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 me Stuttgartin.
Për Stuttgartin realizuan Fuhrich (47'), Undav (57') dhe për vendasit Adli (61') e Andrich (90+7’).
Bayer ka 25 fitore e 6 barazime nga 31 ndeshje.
Bayer kryeson me 81 pikë e Stutgart renditet në vend të tretë me 64 sosh.
Stuttgart nuk e thyen serinë fantastike të djelmoshave të trajnerit Xabi Alonso.