Synojnë finalen

Futboll

Synojnë finalen

Më: 17 prill 2024 Në ora: 12:14
Dortmundi

Borusia e Dortmundit kualifikohet për në gjysmëfinalet e Ligës së kampioneve, pas një ndeshjeje të çmendur kthimi përpara tifozërisë së tyre. Në fund festojnë verdhezinjtë, një sukses 4-2 që ishte më shumë sesa për infarkt, një duel ku u duk i lehtë në fillim, më pas pa ringjalljen e Atletikos, por në fund për “Colchoneros” vjen kapitullimi dhe eliminimi.

Ndeshja nisi me ritme të çmendura, duke garantuar se spektakli nuk do të mungonte, ndonëse që nuk do të ishte nata e Atletikos u kuptua pas vetëm 5 minutash lojë ku Morata gabon në mënyrë flagrante. Kaq mjafton dhe Dortmundi vendos të rrëmbejë skenën në fundin e pjesës së parë, kur Brandt dhe Matsen në harkun e pesë minutave shënojnë dy herë dhe i japin kurajë skuadrës së tyre. Por pas pushimit ndryshon gjithçka, duke qenë se skuadra e Simeones bën një presing të frikshëm dhe pasi detyron Humelsin te autogoli për 2-1, vjen e majta e Korreas që zëvendësoi një Morata të fikur, duke dërguar përkohësisht kualifikimin në anën e Atletikos.

Mbaroi? Aspak! Përkundrazi në katër minuta, 71 dhe 74, në fillim vjen goditje me kokë e Fylkrygut dhe më pas bomba e Sabitzerit, e cila luan edhe themelet e stadiumit, me tifozët e Dortmundit që nisin spektaklin e tyre. Madje, në fund mund të kishte ardhur edhe goli i pestë për skuadrën e Terziçit, por Oblak eviton me një pritje spektakolare dhe i jep fund një ndeshjeje plot tension, por që në fund dërgon në parajsë Dortmundin.

FLET TERZIÇ – Borusia rikthehet të luajë në gjysmëfinale të Ligës së kampioneve pas 11 vitesh, madje atëherë shkonte deri në finalen e madhe gjermane që në fund do ta humbte përballë Bajernit të Mynihut. Dhe pikërisht finalja e “Uemblit” është edhe objektivi i radhës që trajneri Edin Terziç i vë vetes dhe skuadrës së tij:

“Ishte një natë e çmendur siç e kisha paralajmëruar dhe jemi të gjithë shumë të lumtur. E dinim që pas ndeshjes së parë që ishim të fortë, sepse edhe atë sfidë nuk meritonim që ta humbnim, por e rëndësishme është që jemi në gjysmëfinale. Tani, objektivi është finalja e Londrës. Frikë nga PSG-ja? Frikë nga askush, e dimë se çfarë mund të bëjmë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat