Leao optimist

Futboll

Leao optimist

Më: 17 prill 2024 Në ora: 20:56
Rafael Leao

Rafael Leao beson se Milani duhet të kishte barazuar rezultatin kundër Romës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës javën e kaluar,

Leao, mes tjerash thekson se janë gati për sfidën kryesore të kësaj kampanje.

“Ne jemi gati për të, është një nga ndeshjet tona më të mëdha të sezonit. Mendoj se bashkëlojtarët e mi e dinë se çfarë do të thotë kjo ndeshje”, tha Leao.

“Unë, personalisht, dua të luaj sot, tani, ne kemi shumë besim, por sigurisht që ne e respektojmë edhe Romën, sepse ata janë një ekip i madh me lojtarë të mëdhenj, por ne po shkojmë atje me fuqi të plotë për të provuar ta fitojmë”.

Milani duhet të përmbysë rezultatin prej 1-0 pasi Gianluca Mancini i dha Romës epërsinë në San Siro të enjten e kaluar.

Leao ka ende keqardhje për rezultatin eventual të ndeshjes së parë, por këmbëngul se skuadra është gati.

“Mund të kishim barazuar, por nuk ia dolëm. Ne do të shkojmë në ndeshjen e dytë në Romë për të fituar”.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, duke filluar nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat