Derbi i Liverpoolit, Klopp largon presionin

Futboll

Derbi i Liverpoolit, Klopp largon presionin

Më: 24 prill 2024 Në ora: 16:39
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp përpiqet të largojë presionin për para derbit të sotëm me Evertonin, duke thënë se gara e skuadrës së tij për titull këtë sezon është një bonus, pasi objektivi kryesor i “reds”-ave ishte të riktheheshin në Ligën e Kampioneve.

Skuadra e Mersejsajdit mori një goditje financiare, duke mos u kualifikuar në kompeticionin elitar të Europës për klube pas një sezoni nën nivel vitin e kaluar, që i pa ata të përfundonin të pestët, vetëm për shkak të një serie prej 11 ndeshjesh të pamposhtur në fund të sezonit.

Por tani Liverpulit i duhen maksimumi dy fitore për t’u rikthyer në Ligën e Kampioneve dhe Klop thotë se kjo është një arritje masive:

“Objektivat e këtij sezoni? Ne nuk u kualifikuam në Ligën e Kampioneve vitin e kaluar, ky është një problem i vërtetë financiar për një klub futbolli si ne. Kështu që ne ndërtuam një skuadër për të luftuar sërish për Champions-in.

Në ligë, janë gjashtë ose shtatë skuadra rivale – Mançester Siti, Arsenali, Aston Vila, Totenhemi që bënë hapin tjetër, pastaj nuk përfshihen realisht Mançester Junajtid dhe Çelsi. Ishte e qartë se këto ekipe do të ishin aty. Janë vetëm katër vende dhe për ne është një arritje e madhe. Por kur je shumë larg në distancë për garën për titull, dëshironi të luftoni për gjithçka. Për ne dhe në përgjithësi është një mësim jete, dhe jo vetëm për futbollin.

Nuk duhet të harroni kurrë se nga vini. Tani jemi këtu ku jemi dhe le të bëjmë më të mirën. Ne nuk mund të bëhemi favoritë brenda natës dhe të kemi diçka për të humbur.

Për mua, ne jemi aty ku duhet të jemi, tani le të bëjmë më të mirën absolute. Nëse kjo do të thotë se ne e fitojmë titullin, atëherë do të jem shumë i lumtur. Për sa kohë që ka një shans për këtë, unë do të jem mjaft i lumtur”. Gjermani dha lajmin e keq se i sapo rikthyer nga dëmtimi në gju, Diogo Zhota, është dëmtuar sërish (kësaj radhe në ijë) dhe do të mungojë në dy javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat