Korabi triumfon me “manita”

Futboll

Korabi triumfon me “manita”

Më: 24 prill 2024 Në ora: 17:44
Korabi

Fitore me “manita” për Korabin në Kategorinë e Parë.

Skuadra dibrane triumfoi 5-1 përballë Luzit, duke siguruar tri pikë të rëndësishme për zonën “play-off”.

Irgi Kasalla realizoi dy herë, ndërkohë që për Korabin shënuan edhe Markovanbasten Çema, Henri Marku dhe Hernan Reçi. Ndërkohë që për ekipin kavajas realizoi Patrik Treni.

Korabi qëndron i qetë në vendin e gjashtë, me 9 pikë mbi Lushnjën. Dhe në takimet e ardhshme do të tentojë të ngjitet në renditje.

Nga ana tjetër, Luzi renditet në vendin e parafundit, duke qenë për momentin 4 pikë larg zonës “play-out”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat