Munishi: Me fitu Prishtina kupën dhe me dal në Evropë, imagjinoje 15 mijë shikues në stadium

Futboll

Munishi: Me fitu Prishtina kupën dhe me dal në Evropë, imagjinoje 15 mijë shikues në stadium

Më: 29 prill 2024 Në ora: 13:53
Ismet Munishi

Në emisionin “Favorit” në T7 mbrëmë u diskutuan tema të ndryshme të futbollit kosovar, dhe jo vetëm.

Ndër të tjera, u fol edhe për Kupën e Kosovës, ku mesjavën e shkuar u përcaktuan skuadrat finaliste. 

E analisti i emisionit, Ismet Munishi nënvizoi se, një fitore eventuale e Prishtinës ndaj Ballkanit do t’ju jepte një pompozitet të madh Bardhekaltërve, të cilët me këtë rast do të dilnin në Evropë.

Gjithashtu, sipas tij do të shtohej entuziazmi dhe klubi do të organizohej edhe më shumë, ndërsa siguron se atmosfera në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” do të ishte e jashtëzakonshme.

“Prishtina me fitu Kupën, a e din çfarë energjie i vjen. Bohen gati për Evropë. Ballkani le të luftojë për titull të kampionit se e ka siguru Evropën, ndesh i pari, ndesh i dyti.”

“Te Prishtina çfarë energjie vjen me fitu Kupën, vijnë transferimet menjëherë, tifozeria, ndreqet stadioni ‘Fadil Vokrri’ aty. A po kupton? 15 mijë shikues. Edhe ju majna ligjërata na kur të lujna në Evropë, si klubi ma i vjetër qe jena. Me atmosferë, me tifozeri, me organizim.”

“Tash me letra nuk munden me ndal Prishtinën, ju kom thon. Ja nisën niher me refera, por tash janë bo burra të mirë, uroj që të jenë korrekt dhe të mirë deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat