Java e 30-të pritet me kërshëri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Tri skuadra shqiptare luftojnë për titullin e kampionit, Struga Trim Lum që udhëheq renditjen me 58 pikë, pasojnë Shkupi me 58 e Shkëndija me 55.
Ivana Projkovska do të jetë gjyqtarja kryesore në Tetovë, ku takohen Shkendija dhe Brera
Java e 30-të, e mërkurë
Sileksi – Rabotniçki: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
Makedonija GP – Voska: Igor Ivanov (Veles)
Bregallnica – Vardari: Jovan Kaçevski (Strugë)
Tikveshi – Strugë TL: Dimitar Pileshkov (Shtip)
Shkendija – Brera: Ivana Projkovska (Shkup)
Gostivari – Shkupi: Stojançe Trpçevski (Kavadar)
Ndeshjet fillojnë në orën 16.00