​Arsenali merr vendim për të ardhmen e Jorginhos

Futboll

​Arsenali merr vendim për të ardhmen e Jorginhos

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:59
Jorginho

Siç bëhet e ditur nga “The Athletic”, Arsenali i ka ofruar Jorginhos një kontratë të re dhe mesfushori pritet ta nënshkruajë atë.

Jorginho iu bashkua klubit nga Chelsea për afro 15 milionë euro në janar të vitit 2023, duke nënshkruar një marrëveshje 18-mujore me opsionin e një viti tjetër.

32-vjeçari ka qenë një lojtar i rëndësishëm i skuadrës për Mikel Artetan që nga ardhja e tij, dhe ka luajtur 35 herë në të gjitha garat për Arsenalin këtë sezon.

E ardhmja e mesfushorit mbrojtës Thomas Partey, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2025, mbetet e paqartë, por reprezentuesi ganez është rikthyer në gjendje fizike kohët e fundit pas disa muajsh jashtë me një dëmtim të kofshës, dhe ka luajtur një rol kyç në fitoret ndaj Chelseat dhe Tottenhamit javën e kaluar.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Arsenalit, Edu Gaspar dhe ndihmësi i tij, Jason Ayto, vizituan Arabinë Saudite javën e kaluar në atë që përshkruhet si një udhëtim takim-dhe-përshëndetje, i cili u fokusua më tepër në njohjen me personelin dhe proceset përkatëse të Ligës Profesionale Saudite (SPL), sesa diskutimi i lojtarëve individualë dhe marrëveshjeve të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat