Avornyo: Ndaj Gostivarit japim maksimumin

Futboll

Avornyo: Ndaj Gostivarit japim maksimumin

Më: 30 prill 2024 Në ora: 18:10
Emannuel Avornyo

Të mërkurën luhet java e 30-t e kampionatit maqedonas, duke mos lënë shumë hapësirë për për pushim për futbollistët e Shkupit, të cilët të dielën luajtën një ndeshje mjaft dramatike dhe morën tre pikë me shumë me vlerë, duke mundur Tikveshin 3:2.

"Sigurisht se shpirti luftarak i ekipit dhe dëshira për fitore, ka kthyer atmosferën pozitive dhe tani në duelin e radhës, të gjithë janë të vetëdijshëm se duhet dhënë edhe më shumë, pasi jemi krejt në fund të sezonit.

Hero i ndeshjes së fundit, ishte ganezi Emannuel Avornyo, i cili shënoi dy herë, që ishin golat e përmbysjes për fitore.

Futbollisti 22 vjeçar ka thënë se në këto ndeshje të mbetura, si dhe ndaj kundërshtarit të radhës, Gostivarit duhet luftuar me gjithë potencialin, për të arritur qëllimin, për tu shpallur kampion", njofton FC Shkupi.

“Në ndeshjen ndaj Gostivarit shkojmë për të dhënë maksimumin tonë për të rrëmbyer tri pikët, ndërsa atmosfera në klub është e mrekullueshme dhe padyshim që të gjithë duhet të presin edhe më shumë nga kjo skuadër. 

Edhe pse kemi luajtur të dielën, mendoj se nuk është koha për të pushuar, sepse qëllimi ynë është të bëhemi kampion dhe duhet të jemi në gatishmëri për të gjitha ndeshjet. Jemi gati të përballojmë presionin dhe do ta kapërcejmë këtë vetëm duke u bërë kampion”, ka thënë Avornyo.

Ndeshja Gostivari – Shkupi luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim nga ora 16:00, ndërsa arbitër në qendër do të jetë Stojançe Trpçevski nga Kavadari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat